Ftohen të gjitha firmat që merren me prodhimin dhe me shitjen e prodhimeve stomatologjike që të aplikojnë për sigurimin e hapësirës për ekspozimin e prodhimeve të tyre në Konferencën e Dytë të Shoqatës së Protetikës Stomatologjike të Kosovës. Pritet që në Konferencë të marrin pjesë aktive 500 stomatologë nga Kosova shumica prej tyre blerës potencial të prodhimeve të juaja.
Asortimani i Mundshëm:
- Prodhimet e Shëndetit oral
- Instrumente dhe Pajisjet Dentare
- Pajisjet dhe Materialet për Teknikën Dentare
- Prodhimet nga Implantologjia
- Softwerët për Stomatologji
- Prodhimet për Edukim Shëndetësor etj.
Vendi i Ekspozitës
Ekspozita do të mbahet në sallën Ulpiana të objektit ku do të jenë sallat e ligjeratave, kështu që vizitorët do të kenë qasje të lehtë në ekspozitë.
Orari i Ekspozitës
- Tetor 18, 2024 - Montimi i Shtandeve
- Tetor 18, 2024 - Hapja Solemne e Kongresit dhe e Ekspozitës
- Tetor 19, 2024 - Ekspozita do të jetë e hapur deri në orën 14:00
Çmimet e Hapësirës Ekspozuese
Sipërfaqja | EUR për m² për një ditë e gjysmë |
---|---|
Hapësira Ekspozuese | 100 EUR |
Shërbimet e Përfshira:
- Një tavolinë 180x90cm dhe dy-katër ulëse
- Një prizë: 5Amp/220V
- Pastrimi i Shtandit
- Sigurimi i shtandeve gjatë natës sipas marrëveshjes
Pagesa
Çmimet janë të paraqitura dhe duhet të paguhen në EUR. Ju lutemi që ta bëni pagesën në këtë mënyrë:
Bank: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë Kosovë
Xhirollogaria bankare: 1501090001380771
Emri përfituesit: Shoqata e Protetikës Stomatologjike e Kosovës
Përshkrimi i pagesës: Konferenca e dytë 18-19.10.2024
Pagesat nga jashtë vendi:
SWIFT code: RBKOXKPR
IBAN: XK051501090001380771
Kontakti
Na kontaktoni në emailin tonë zyrtare: protks.org@gmail.com