Skip to content

KONFERENCA E II
18-19 TETOR 2024
KOSOVË

Konferenca e dytë e Shoqatës së Protetikës Stomatologjike të Kosovës
“Strategjitë Inovative në Protetikën Stomatologjike – Tejkalimi i sfidave tek Implantet”

Letër Mirëseardhjeje nga Kryetari i Konferencës

Të nderuar kolegë,

Me kënaqësi dhe pritshmëri të madhe ju mirëpres në Konferencën e dytë të Shoqatës së Protetikës
Stomatologjike të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18-19 tetor 2024, në hotelin
prestigjioz Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. Kjo konferencë, me temë “Strategjitë Inovative në
Protetikën Stomatologjike – Tejkalimi i sfidave tek Implantet” premton të jetë një ngjarje e
rëndësishme, duke sjellë së bashku ekspertë të shquar dhe profesionistë të pasionuar nga e gjithë bota
për të eksploruar përparimet dhe inovacionet më të fundit në protetikë.

Tema e konferencës pasqyron përkushtimin tonë për të integruar kërkimet shkencore me praktikën
klinike për të përmirësuar kujdesin dhe rezultatet e pacientëve. Kemi përzgjedhur një program që
përmban folës të shquar të cilët do të ndajnë me ne njohuritë, gjetjet e tyre kërkimore dhe përvojat
klinike.

Ndër folësit tanë të nderuar, kemi kënaqësinë të mirëpresim:

  • Prof. Dr. Trevor Coward
    Profesor i Rehabilitimit Protetik Maksillofacial, Qendra për Shkencat Klinike dhe
    Translacionale Orale. Kings College ,Londër, MB.
  • Prof. Dr. Mutlu Özcan, Ph.D.
    Drejtoreshë e Qendrës së Mjekësisë Dentare në Universitetin e Zyrihut
    Sekretare aktuale e Shoqatës Evropiane të Protetikës Stomatologjike (EPA).
  • Prof. Dr. Ebru Karabece Çal
    Kryetare e Departamentit të Protetikës Stomatologjike në Fakultetin e Stomatologjisë të
    Universitetit Tinaztepe. Izmir , Turqi.
  • Prof. Dr. Nikola Petricevic, DDM MS PhD
    Profesor i Asociuar në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i Zagrebit.
  • Dr. Manuel Man, BDS MSc M Pros M Implant Dent MFDS
    Mjek Specialist në Stomatologjinë Restauruese, Lektor i Asocuar i Protetikës Klinike në
    UCL , Eastman Dental Institute, Londër, MB
  • Djemal Ibraimi
    Master Teknik Dentarë, Anëtar i Bio-Emulation
    Master i Shkencave në Stomatologji (viti i katërt), Zvicërr

Jemi gjithashtu të emocionuar të ofrojmë një platformë për studiuesit dhe praktikuesit e rinj për të
paraqitur punën e tyre dhe për të marrë pjesë në diskutime domethënëse me kolegë dhe ekspertë.
Afati për dorëzimin e abstrakteve është deri më 15 shtator 2024. Për informacion të detajuar, ju lutemi
vizitoni faqen tonë të internetit në http://www.protks.org.

Kjo konferencë nuk është vetëm një mundësi për të fituar njohuri, por edhe për t’u lidhur,
bashkëpunuar dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Presim pjesëmarrjen tuaj aktive dhe bërjen e kësaj ngjarjeje
një sukses të jashtëzakonshëm.

Me respekt,
Prof. Agim Islami
Kryetar i Shoqatës dhe i Komitetit Organizativ të Konferencës

KONFERENCA

Konferenca të shumta të protetikës në Kosovë dhe në Evropë.

WEBINARE

PAK organizon webinarë për të prezantuar praktikat më të fundit në fushën e protetikës.

ANËTARËSI

Anëtarësimi në Shoqatën e Protetikës Stomatologjike ofron shumë avantazhe dhe përfitime.

KONFERENCA E 2-TË

Konferenca e dytë e Shoqatës së Protetikës Stomatologjike të Kosovës “Strategjitë Inovative në Protetikën Stomatologjike – Tejkalimi i sfidave te Implantet” 18-19 tetor 2024.

BENEFITET E ANËTARËSIS

KONFERENCAT E MEPARSHME