18 - 19 TETOR 2024
Konferenca e II e Shoqatës së Protetikës Stomatologjike të Kosovës
Letër Mirëseardhjeje nga Kryetari i Konferencës
Të nderuar kolegë,
Me kënaqësi dhe pritshmëri të madhe ju mirëpres në Konferencën e Dytë të Shoqatës së Protetikës Stomatologjike të Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet më 18-19 tetor 2024, në hotelin prestigjioz Swiss Diamond Hotel në Prishtinë. Kjo konferencë, me temë “Strategjitë Inovative në Protetikën Stomatologjike – Tejkalimi i sfidave tek Implantet” premton të jetë një ngjarje e rëndësishme, duke sjellë së bashku ekspertë të shquar dhe profesionistë të pasionuar nga e gjithë bota për të eksploruar përparimet dhe inovacionet më të fundit në protetikë.
Tema e konferencës pasqyron përkushtimin tonë për të integruar kërkimet shkencore me praktikën klinike për të përmirësuar kujdesin dhe rezultatet e pacientëve. Kemi përzgjedhur një program që përmban folës të shquar të cilët do të ndajnë me ne njohuritë, gjetjet e tyre kërkimore dhe përvojat klinike.
Ndër folësit tanë të nderuar, kemi kënaqësinë të mirëpresim:
- Prof. Dr. Trevor Coward
Profesor i Rehabilitimit Protetik Maksillofacial, Qendra për Shkencat Klinike dhe Translacionale Orale. Kings College ,Londër, MB. - Prof. Dr. Mutlu Özcan, Ph.D.
Drejtoreshë e Qendrës së Mjekësisë Dentare në Universitetin e Zyrihut Sekretare aktuale e Shoqatës Evropiane të Protetikës Stomatologjike (EPA). - Prof. Dr. Ebru Karabece Çal
Kryetare e Departamentit të Protetikës Stomatologjike në Fakultetin e Stomatologjisë të Universitetit Tinaztepe. Izmir , Turqi. - Prof. Dr. Nikola Petricevic, DDM MS PhD
Profesor i Asociuar në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i Zagrebit. - Dr. Manuel Man, BDS MSc M Pros M Implant Dent MFDS
Mjek Specialist në Stomatologjinë Restauruese, Lektor i Asocuar i Protetikës Klinike në UCL, Eastman Dental Institute, Londër, MB - Djemal Ibraimi
Master Teknik Dentarë, Anëtar i Bio-Emulation Master i Shkencave në Stomatologji (viti i katërt), Zvicërr
Jemi gjithashtu të emocionuar të ofrojmë një platformë për studiuesit dhe praktikuesit e rinj për të paraqitur punën e tyre dhe për të marrë pjesë në diskutime domethënëse me kolegë dhe ekspertë. Afati për dorëzimin e abstrakteve është deri më 15 shtator 2024. Për informacion të detajuar, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit në http://www.protks.org.
Kjo konferencë nuk është vetëm një mundësi për të fituar njohuri, por edhe për t’u lidhur, bashkëpunuar dhe frymëzuar njëri-tjetrin. Presim pjesëmarrjen tuaj aktive dhe bërjen e kësaj ngjarjeje një sukses të jashtëzakonshëm.
Me respekt,
Prof. Agim Islami
Kryetar i Shoqatës dhe i Komitetit Organizativ të Konferencës
Datat me rëndësi
Dorëzimi i Abstraktit hapet më: 10.07.2024
Paraqitja e Abstraktit mbyllet më: 15.09.2024
Vlerësimi i abstrakteve të dorëzuara: 30.09.2024
Dërgimi i letrave të pranimit: 05.10.2024
Shpallja e programit final të Kongresit: 10.10.2024
Hapja e Konferencës: 18.10.2024
Permbledhje e Programit
18.10.2024 - E premte | |
08:00 – 10:00 | Tërheqja e materialit të Konferencës dhe regjistrimi në vendngjarje |
08:30 – 09:00 | Kafja e mirëseardhjes |
09:00 – 09:55 | HAPJA E KONFERENCËS |
Moderatorë: Prof. Dr. Agim Islami, Prof. Ngadhnjim Domi, Mr.Sc. Flora Asllani Hoxha | |
10:00 – 10:40 | Prof Trevor Coward: “Sfidat e rehabilitimit të pacientëve që kërkojnë proteza faciale” |
10:40 – 10:50 | Diskutim |
10:50 – 11:25 | Prof Mutlu Özcan: “Një qasje gjithnjë më pakë invazive në stomatologji: aplikimet klinike dhe konceptet” |
11:25 – 11:30 | Diskutim |
Moderatorë: Prof.ass. Arlinda Tmava Dragusha, Ass.dr. Zana Lila – Krasniqi, Dr.Sc. | |
11:30 – 11:40 | Prof Dugagjin Sokoli: “Inteligjenca artificiale dhe pozicionimi i implantit dentar të udhëzuar nga protetika: një rishikim sistematik i literaturës” |
11:40 – 11:45 | Diskutim |
11:45 – 11:50 | Prof Edit Xhajanka: “Krahasimi i masës digjitale përkundrejt masës konvencionale në implant protetikë” |
11:50 – 11:55 | Diskutim |
12:00 – 13:00 | Pauza DREKA 1 / Kafe pauza |
Moderatorë: Prof.ass. Dugagjin Sokoli, Prof.asoc. Venera Bimbashi | |
13:00 – 13:35 | Prof. Ebru Karabece Çal: “Krijimi i profilit të emergjencës në restaurimet me implant” |
13:35 – 13:40 | Diskutim |
13:40 – 14:15 | Prof Nikola Petričević: “Mini-implantet si mbështetëse të protezës së poshtme mbuluese” |
14:15 – 14:20 | Diskutim |
14:20 – 15:00 | Prof. Robert Sader: “Iimplantet qeramike inovative – pse ato funksionojnë” |
15:00 – 15:05 | Diskutim |
15:10 – 15:20 | Besim Hajdari: “Rehabilitmi protetik me implante zygomatike dhe ngarkimi i menjëhershëm te rastet me atrofi të theksuar të pjesës distale të maksillës” |
15:20 – 15:25 | Diskutim |
15:25 – 15:35 | Visar Disha: “Humbja kockore periimplantare dhe rezultatet klinike të mini-implanteve dentare të vendosura tek premolarët e parë dhe kaninët që mbështesin protezat e pjesshme të lëvizshme në klasën Kennedy I” |
15:35 – 15:40 | Diskutim |
15:40 – 16:40 | DREKA 2 |
19.10.2024 - E Shtunë | |
09:30 – 10:30 | Kafja e mëngjesit |
Moderatorë: Prof. Dr. Gloria Staka, Prof.asoc. Teuta Pustina | |
10:30 – 11:10 | Dr Manuel Man: “Navigimi i Sfidave: Menaxhimi Restaurativ i Pozicionimit Suboptimal të Implantëve Dentare” |
11:10 – 11:20 | Diskutim |
11:20 – 11:55 | Djemal Ibraimi: “Bio emulation: lëreni natyrën të ju udhëheqë!” |
11:55 – 12:00 | Diskutim |
Moderatorë: Prof.ass. Linda Dula Jusufi, Ass.dr. Lavdie Leci | |
12:00 – 12:10 | Prof. Teuta Pustina: “Koncepti i Kolorimetrisë në Stomatologji – Rishikim i Literaturës” |
12:10 – 12:15 | Diskutim |
12:15 – 12:25 | Prof Mannushaqe Selamani-Bukleta: “Ndikimi i Protezave të Pjesshme të Lëvizshme në Shëndetin Periodontal të Dhëmbëve të Mbetur” |
12:25 – 12:30 | Diskutim |
12:30 – 12:40 | Nora Berisha: “Përdorimi i Terapisë Fotodinamike në Stomatologji – Rishikim Literature” |
12:40 – 12:45 | Diskutim |
12:45 – 13:00 | Pёrmbyllja e Konferencës |
Çmimorja
Nga: 15.08.24 deri më 30.09.24 |
Nga 01.10.24 deri më 15.10.24 |
Nga 16.10.24 deri më 18.10.24 |
---|---|---|
Stomatologët 50 Euro |
Stomatologët 65 Euro |
Stomatologët 65 Euro |
Studentë të Stomatologjisë 30 Euro |
Studentë të Stomatologjisë 40 Euro |
Studentë të Stomatologjisë 40 Euro |
Teknik Dentarë 40 Euro |
Teknik Dentarë 50 Euro |
Teknik Dentarë 50 Euro |
Përfshihet: Pjesëmarrja Kokteji i mirëseardhjes Dreka |
Përfshihet: Pjesëmarrja Kokteji i mirëseardhjes Dreka |
Përfshihet: Pjesëmarrja Pa drekë |
Paguaj përmes bankës
Detajet e Bankës për Pagesë
Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë
SWIFT code: RBKOXKPR
IBAN: XK05
XHIROLLOGARIA BANKARE: 1501090001380771
Emri i përfituesit: Shoqata e Protetikës Stomatologjike e Kosovës
Përshkrimi i Pagesës: Konferenca e dytë, 18-19.10.2024